Ta dig till kliniken
VÄGBESKRIVNING FRÅN
Vi kunde tyvärr inte hämta avståndsinformationen
Använd Google Route Planner
Loading...
I närheten
OM KLINIKEN
Në Diaverum, ne u ofrojmë pacientëve tanë standarde vazhdimisht të larta të kujdesit në secilën nga klinikat tona në mbarë botën. Ndërsa përsosmëria e kujdesit tonë, e bazuar në qasje me standarde të larta, sjell rezultate mjekësore të shkëlqyera, ne gjithashtu njohim rëndësinë e fuqizimit të vërtetë të pacientëve, miqve dhe familjes së tyre. Kultura jonë empatike jep një përvojë holistike të kujdesit renal, duke përfshirë programin tonë d.HOLIDAY. Kjo u mundëson pacientëve që dëshirojnë të udhëtojnë, të kenë besim të plotë se mund të marrin kujdesin Diaverum, në mbarë botën. Sepse të gjithë meritojnë një jetë të kënaqshme. I gjithë ekipi ynë i Diaverum ju mirëpret në klinikën tonë të Shkodrës. Shërbimi i hemodializës ishte i pranishëm në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por me kapacitet shumë të ulët, gjë që rezultoi me zgjatjen e orarit të shërbimit në 4 turne, në kundërshtim me standardet e detyrueshme kombëtare.
Klinika ndodhet në ambientet e Spitalit Rajonal të Shkodrës dhe ka filluar funksionimin e plotë më 4 korrik 2016. Sot këtë shërbim jetik e marrin 72 pacientë nga Shkodra, Puka, Vau i Dejës, Kopliku dhe Velipoja, marrin këtë shërbim jetik ku një ekip prej 18 mjekësh dhe asistentësh e bëjnë këtë të mundur çdo ditë. Vizitoni Shkodrën - qendra tradicionale e rajonit kulturor gegë, një nga qytetet më të vjetra në Evropë, i themeluar në shekullin e IV p.e.s. Është i rrethuar nga ujërat e tre lumenjve; Drini, Buna dhe Kiri. Kalaja e lashtë e Rozafës ka pamje mahnitëse mbi liqenin e Shkodrës, ndërsa rinovimi i ndërtesave në qytetin e vjetër e ka bërë shëtitjen nëpër Shkodër, një kënaqësi për sytë.
BEHANDLINGSTIDER
Måndag - Lördag |
07:00
— 17:00
|
BEHANDLINGAR
Hemodialys |
Ja |
|
Peritonealdialys |
Nej |
|
d.HOLIDAY |
Ja |
|
Transplantationer |
Nej |
|
Patients with HIV |
Nej |
|
Patients with Hepatitis B |
Ja |
|
Patients with Hepatitis C |
Ja |
FACILITETER
Dialysstationer |
21 |
Förfriskningar |
Ja |
TV-skärmar |
Ja |
WiFi |
Ja |
Fri transfer |
Nej |
Fri parkering |
Ja |
KLINIKTEAM
Rovena Cemi |
Menaxher Klinike |
Dhurata Golemi |
Drejtues Teknik |